Komuna e Ulqinit ka afat prej 30 ditësh që Institucionit Shtetëror të Auditimit (ISHA) ti dorëzojë planin e aktiviteteve për realizimin e 24 rekomandimeve, ndërsa gjysmë vjete për raportin e realizimit të tyre, mëson Portali Ul-info.
Ky institucion publikoi dje se ka dhënë mendim të dyfisht negativ: në Llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2018 dhe në revizionin e rregullsisë, gjegjësisht në pjesën financiare dhe atë juridike.
Thuhet se vëllimi dhe karakteri i parregullsive është i tillë që ISHA duhet ti dorëzojë raportin Qeverisë së Malit të Zi, Ministrisë së Financave dhe asaj të Administratës Publike, pastaj Kuvendit të Malit të Zi dhe Bashkësisë së Komunave.