Sipas të dhënave të fundit të Institutit për Shëndetin Publik, 18 persona në territorin e Komunës së Ulqinit janë të infektuar me COVID 19.
215 qytetarë në Tivar dhe Ulqin janë nën mbikëqyrjen e rritur shëndetësore – sanitare.
Njëkohësisht në karantinën në Zogaj janë të akomoduar 16 persona.
Nga Drejtoria e Policisë kanë njoftuar se në tre ditët e kaluara, për shkak të shkeljes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në Ulqin u ngritën gjashtë padi penale.