“Nuk dëshiroj të komentoi. Do të shohim çfarë do bëhet, kjo është deklarata ime për momentin”, tha për Antena M kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka mbasi që policia e Tivarit ka ngritur dje padi penale kundër tij për shkak të keqpërdorimeve deri sa ishte drejtor në “Ujësjellës”.
Ky medium transmeton që Gjeka nuk është kryetar i parë i ndonjë komune i cili dyshohet që nuk i ka shpenzuar parat sipas ligjit.
Jovana Markoviq nga Instituti “Alternativa”, e cila është anëtare e grupit punues për kapitullin 23, tha për këtë radio të Podgoricës që padia pa epilog nuk do të thotë asgjë. “Pa epilog të prokurorisë dhe gjyqësor nuk lëvizim para. Dyshimet që dikush ka keqpërdorur pozitën zyrtare nuk do të thonë asgjë”.
Ajo shtoi që lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë selektive. “Ky nuk mund të jetë rasti vetëm në ato komuna ku është ndryshuar qeverisja. Kjo nuk i kontribuon sundimit të ligjit por më shumë i ngjanë dyluftimit politik me ato që nuk mendojnë njëjtë për ç’gjë tesh disa herë jemi dëshmitar”, ka përfunduar Maroviq.