Instituti Alternativa publikon analizën: ADMINISTRATA E MALIT TË ZI – ORGANOGRAMI I KAOSIT?

Administrata e Malit të Zi_kopertina sqTemë e kësaj analize është riorganizimi i shpeshtë i administratës së Malit të Zi, në raport me angazhimin deklarativ për krijimin e një administrate më efikase, racionale dhe më fleksibile.

Derisa në gjysmat e viteve kalendarike 2015 dhe 2016 janë miratuar dy plane të burimeve njerëzore, Plani i Burimeve Njerëzore për vitin 2017 nuk është miratuar kurrë. Në anën tjetër, Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore në Malin e Zi është ndryshuar gjithsej 14 herë, gjë që tregon se riorganizimi në administratën e Malit të Zi nuk është çështje përjashtimesh por rregullash.

Konstatimi kryesor është se riorganizimi i shpeshtë shërben më shumë si mjet për politizimin dhe degradimin e funksionarëve dhe zyrtarëve, se sa për përshtatjen strategjike të administratës dhe punonjësve në punët e reja. Për këtë kemi përgatitur edhe disa rekomandime  të cilat kanë të bëjnë me zvogëlimin e hapësirës për riorganizim arbitrar dhe pasigurinë juridike të të punësuarve.

Kjo analizë u krijua në kuadër të projektit „Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë: Shërbim dhe Meritëi!“, i cili implementohet nga Instituti Alternativa, Bonum, Natura, Horizonti i Ri dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese dhe financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit mbështetës për zhvillimin e organizatave lokale të shoqërisë civile dhe Fondacionit Ballkanik për Demokraci (BTD), projekt i Fondit Marshall të SHBA (GMF).

Për më shumë, lexo Publikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi