Sipas të dhënave të fundit të Institutit për Shëndet Publik, edhe një person në territorin e Komunës së Ulqinit është i sëmurë nga koronavirusi.
Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i personave të cilët dolën pozitiv në testin COVID 19 u rrit në 9.
Siç mësohet, edhe rasti më i ri është i lidhur me rastet paraprake.