Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, 51,8 për qind e punëtorëve të arsimit në Ulqin janë vaksinuar.
Më shumë pjesëtarë të stafit arsimor janë vaksinuar vetëm në tre komuna në Mal të Zi – në Cetinë, Kollashin dhe Kotorr, ndërsa në të gjitha komunat tjera kjo përqindje është nën gjysmë.
Përndryshe, duke vështruar sipas komunave, numri më i madh i rasteve të infektimit me koronavirus në dy javët e fundit është në Ulqin, ku u regjistruan 400 të infektuar në dhjetë mijë banorë.