Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, në territorin e Ulqinit nuk ka më të infektuar me virusin KOVID 19.
Nga fillimi i pandemisë, më saktësisht nga mesi i marsit, ishin gjithsej 23 persona me vendbanim në këtë komunë të cilët ishin pozitiv ndaj koronavirusit.
Një person i infektuar me këtë virus, i cili vuante nga një sërë sëmundjesh tjera, ndërroi jetë.