Dr Aleksandar Joksimoviq nga Instituti për biologjinë e peshkut nga Kotorri ka thënë se në Ulqin gjithnjë e më shpesh kapen lloje të peshkut deri tani të panjohura: peshku lëkursferë (Sphoeroides pachygaster) , një lloj e gaforres – gaforrja e kaltër amerikane dhe bluefish – (Pomatomus saltatrix).
Ai për Portal Analitika deklaroi që paraqitja e llojeve të reja në Adriatik është evidente dhe është i rëndësishëm sistemi i lajmërimit. Ai apeloi në peshkatarët e Ulqinit që çdo lloj të panjohur të peshkut ta sjellin në Institut.
Peshkatarët në këtë pjesë të Adriatikut janë të parët “në shënjestër” dhe për këtë arsye kemi organizuar takimin me to, i cili ishte i dobishëm si për hulumtuesit ashtu edhe për peshkatarët”, shtoi Joksimoviq.