Shkalla e incidencës kumulative e COVID-19 për periudhën e kaluar 14 ditore tregon se gjendja epidemiologjike në Ulqin është përmirësuar dukshëm.
Kjo komunë është në grupin e parë, ndërsa vlera e incidencës kumulative për periudhën e përmendur është 203 në 100.000 banorë.
Nga Instituti për Shëndetin Publik theksojnë se publikimi i këtyre vlerave bëhet çdo javë dhe kanë karakter informues.