Të dhënat e fundit të Institutit për Shëndetit Publik tregojnë se numri i personave pozitiv me koronavirus në Ulqin u rrit për 39.
Kjo do të thotë se gjithsej në territorin e kësaj komune janë të infektuar 208 persona, apo një për qind e popullatës.
Duke u bazuar në këto të dhëna, pritet që Trupi Nacional Koordinues këtë fundjavë të vendos masa më rigoroze për qytetarët e Ulqinit.