Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, në institucionet arsimore në Ulqin ka të infektuar me koronavirus.
Kështu, sipas të dhënave të këtij insititucioni, prej gjithsej 2.352 nxënës dhe arsimtarë në katër shkolla fillore, 25 persona janë pozitiv ndaj COVID-19.
Në dy shkollat e mesme nga gjithsej 960 nxënës dhe profesor, 16 janë të infektuar me virusin e ri.