Pasi që ditët e fundit tek disa persona që ishin nga Ulqini u vërtetua se janë të infektuar me Covid 19, gjatë ditës së djeshme mjekët kanë kryer më shumë testime në këtë komunë.
Sipas rezultateve të cilat të mërkurën në mëngjes i kumtoi Instituti për Shëndetin Publik, tre persona të tjerë janë të sëmurë nga koronavirusi.
Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i personave të infektuar me këtë virus në territorin e komunës së Ulqinit u rrit në 14.