Nga Institutit për Shëndetin Publik të shtunën pasdite u njoftua se një person nga Ulqini është pozitiv ndaj koronavirusit, prandaj numri i përgjithshëm i të sëmurëve në këtë komunë tani është 10.
Siç mësojmë, bëhet fjalë për personin i cili u testua në Spitalin e Tivarit, sepse testimi i fundit në Ulqin është bërë dje.
“Të premten kemi testuar dy persona dhe ato ishin negativë. Të shtunën në Ulqin nuk kishte testime”, tha për Portalin Ul-info epidemiologja Dr. Lilana Joviqeviq duke shtuar se tash një javë, për fat të mirë, në territorin e komunës së Ulqinit nuk ka të infektuar me këtë virus.