Interkulturaliteti: MËNYRË IMPERATIVE E JETËS NË BOTËN BASHKËKOHORE

Interkulturaliteti është model i sjelljes njerëzore në situatat kur vjen teri tek takimi i kulturave. Në këtë kontekst, kulturat nuk vështrohen si entitete të mbyllura por si sisteme të mundësive të hapura të cilat ndërtohen mbi bazat e reciprocitetit dhe të cilat kanë veti të lëvizin dhe të ndryshojnë. Me qëllim që të krijohet hapësira e re: e të hapurit, empatisë dhe tolerancës.

Misioni i interkulturalitetit shfaqet si angazhim kreativ, i cili nënkupton komunikimin kulturor, shkëmbimin dhe bashkëveprimin me synim krijimin e vlerave të reja. Ai është dhe duhet të jetë komunikimi i të ndryshmëve të barabartë.

Interkulturaliteti ka të bëjë me aftësinë që të përjetohet e ndryshmja kulturore, ai përfshinë interesimin, të hapurit, kuriozitetin dhe empatinë ndaj njerëzve të kulturave tjera, si dhe i mundëson njerëzve që të arrijnë interaktivitetin cilësor në kontakt me personat që janë të për nga ana kulturore të ndryshëm.Interkulturaliteti

Konventa e UNESCO’s për diversitetin kulturor e përcaktoi kulturën si “strukturë e vetive karakteristike shpirtërore, materiale, intelektuale dhe emotive të shoqërisë dhe grupeve shoqërore. Këto karakteristika përfshijnë çdo gjë nga arti deri tek literatura, stili i jetës, mënyra e të jetuarit bashkë, sistemi i vlerave, tradita dhe besimi.”

Pikërisht përmes afirmimit dhe nxitjes së komunikimit interkulturor si model të dëshirueshëm kulturor dhe shoqëror kontribuohet për dekonstruktimin e stereotipeve negative etnike dhe kulturore të cilët janë bërë pjesë e matricës ideologjike e cila rrezikon kontekstin shoqëror dhe kulturor në këto hapësira.

Mirëpo, këto qëllime nuk duhet të jenë vetëm qëndrime ose dëshira të individëve por duhet të jenë pjesë e politikës konkrete të pushtetit. Me politika nënkuptojmë ato programe, mekanizma dhe aktivitete institucionale të pushtetit publik, të aktorëve politik dhe të organizatave civile të cilët krijojnë dhe zhvillojnë përgjigje sistematike për problemet, nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët.Interkulturalnost

Të mësuarit dhe arsimi interkulturor është bërë lëndë e institucioneve edukativo – arsimore në shumicën e shteteve evropiane si mënyrë efikase që të thellohen dituritë për tjetrin, por edhe për veten, si në aspektin individual ashtu edhe në atë të grupor.

Qeveria e Malit të Zi, përkatësisht Ministria për Të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave çdo vit shënon Ditën e Arsimit Interkulturor, me 29 janar, gjersa organizatat joqeveritare mbajnë konferencat dhe kampet rreth kësaj teme.

Interkulturaliteti është bërë imperativ i botës së sotme, mënyrë e jetës nëse nuk dëshironi të mbeteni të margjinalizuar. E ky është parim thelbësor i cili këtu vlente për më të mirët, të cilët etikën e kanë vendosur para etnikes.


Teksti është bërë në kuadër të projektit “Shfaqjet interkulturore”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, me përkrahjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…