Bregdeti i Malit të Zi është një hapësirë tolerance që ruan me xhelozi diversitetin e vet. Dhe atë do ta dalloni lehtësisht kudo: në Kotorr, Ulqin, Tivar, Herceg-Novi, Tivat apo në Budva.
Kjo është pikërisht pasuria më e madhe e këtyre qyteteve, gjithmonë e hapur për çdo udhëtar apo turist. “Përkatësia fetare këtu është pothuajse ekskluzivisht një çështje politike”, thotë një nga njohset më të mira të këti rajoni, dr. Katarina Mitroviq.
Kjo është arsyeja pse çdo radikalizëm dhe ekstremizëm nuk ka pasur kurrë këtu tokë pjellore. Mund të ketë pasur disa incidente, por sigurisht jo fenomene afatgjata. Sepse kjo do të nënkuptonte një rrugë të sigurt drejt zhdukjes së këtyre komuniteteve dhe shoqërive komunale mijëravjeçare.
Shtigjet e shenjtorëve dhe relikteve tregojnë gjithashtu se kjo zonë nuk ishte vetëm kufiri midis Lindjes dhe Perëndimit, por në radhë të parë një lidhje midis dy botëve. Dhe se shenjtorët vendas janë pikërisht ata që nderoheshin në të gjithë Mesdheun, duke filluar ndoshta nga shenjtori mbrojtës i detarëve dhe tregtarëve, Shën Nikollës, reliket e të cilit ndodhen në anën tjetër të Adriatikut, në Bari, përballë Sh. Trifunit, shenjtori mbrojtës i Kotorrit, deri në Sh. Gjergji dhe Sh. Gjon Pagëzori. Ose Shën Jeronimit, shenjtori mbrojtës i Herceg Novit, kisha e të cilit ndodhet në sheshin e poshtëm të Qytetit të Vjetër, ose më saktë në vendin e ish-xhamisë më të madhe të kohës së sundimit osman.
Në të njëjtën kohë, në Ulqin, në Sheshin e robërve, gjendet një kishë-xhami, sot Muzeu i Qytetit, dëshmia më e mirë e bashkëjetesës së feve të mëdha. Pranë asaj ndërtese ndodhet Kulla e Balshajve, ku i kaloi vitet e fundit mesia i fundit i rremë, hebreu Shabetaj Zvi.
Në Herceg Novi lindi Leopold Mandiq, shenjtori i butësisë dhe faljes, i cili punoi aq shumë për unitetin e Kishës krishterë Lindore dhe Perëndimore, sepse vinte nga një zonë ku gjatë mesjetës kishte 17 kisha me dy altarë.
Ashtu siç u bekua edhe Ozana e Kotorrit, e lindur në fshatin Relezë në afësri të Podgoricës. Trupi i saj, ende i paprekur, ruhet në kishën famullitare të Shën Mërisë së Rijekës në Kotorr.
Ajo që shpirtërisht i lidh më së shumti qytetet në bregdetin malazez është respekti dhe kremtimi i Virgjëreshës së Bekuar (në islam hazret Merjem). E gjithë kjo zonë është e mbushur me dhjetëra tempuj kushtuar asaj. Këto vende të shenjta janë pjesa më e njohur e ndërkulturës së bregdetit tonë.
Sigurisht që këtu kishte edhe shenjtorë kombëtarë, si ishte kryepeshkopi serb, Sava Nemanjiq, i cili themeloi Peshkopatën ortodokse të Zetës në 1219 në gadishilli Miholjska Prevllaka, afër Tivatit.
Në këtë klimë shpirtërore të ndërkulturalizmit, lindi, jetoi dhe veproi shenjtori i parë në Evropën Juglindore në epokën e re, Princi Vladimiri (rreth 970 – 22 maj 1016). Ai është pasardhësi më i mirë i kësaj zone, i shpallur i shenjtë nga popullata vendase, jo nga institucionet fetare, sa ishte ende gjallë. Ai është një figurë e bekuar që edhe pas një mijëvjeçari të tërë që nga vdekja e tij fizike, përfaqëson një autoritet shpirtëror të padiskutueshëm që bashkon Lindjen me Perëndimin, popujt, kulturat, fetë dhe qytetërimet e ndryshme.
Ky tekst është krijuar në kuadër të projektit “Vendet ndërkulturore, festat dhe shenjtorët në bregdetin e Malit të Zi”, i cili financohet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi – Drejtoria për ndërkulturalizëm.