Intervistë me Dr. Majlinda Kurt : Kush po na i vret fëmijët?

Bazuar në të dhënat e OBSH-së, Mali i Zi renditet ndër dhjetë vendet e para me numër më të madh të rasteve suicidale në raport me numrin e banorëve dhe kjo është mjaft shqetësuese!  Numri i vetëvrasjeve në 100.000 banorë varion nga 14-15 (gjegjësisht në 600.000 banorë , 90 persona humbin jetën) dhe kjo konsiston të jete dukshëm mbi mesataren Europiane!

Psikologja klinike Majlinda Kurt deklaroi për Ul-info që “ajo se çfarë duhet bërë është që mos të qëndrojmë indiferent ndaj kësaj dukurie e cila viktimizon të rinjtë të cilët, duke u bërë ndjekës të aplikacioneve të cilat i frekuentojnë online, përfundojnë si pre, gjegjësisht viktimë e të njëjtave!  “Nuk duhet harruar “trendi” qellim keq i lojërave shoqërore vdekjeprurëse. Te gjithë e mbajmë mend “Balenën Blu”, e cila rezultoi të ketë marrë jetën e 215 personave ne Rusi”- shtoi ajo.

Sipas Kurt , vite me radhe qarkullojnë programe të ndryshme online të cilat  parësisht prezantohen si argëtuese, por përtej gjithë inskenimit për tu dukur si të tilla, kane rezultuar fatale për jetën e të rinjve e cila përfundon para kohe.

“S’duhet harruar qe me posedimin e celularëve nga ana e fëmijëve dhe adoleshenteve, mundësia për  ekspozim ndaj  krimit kibernetikë bëhet prezentë”.

Psikologja Klinike, Majlinda Kurt, është e mendimit që kjo nuk përjashtohet as edhe tek moshat e rritura por potencohen gjithmonë më tepër grup-moshat e ndjeshme dhe akoma te paformuar mjaftueshëm që të dinë si të dalin e shpëtojnë nga situatat kritike.

“Kjo edhe është një ndër arsyet përse fëmijët dhe të rinjtë janë grup-mosha e synuar”, deklaroi ajo.

Rastet kur prindërit i drejtohen asaj për probleme të kësaj natyre janë të shumta.

“Pa dyshim qe kemi patur mjaft raste të punojmë si me prind ashtu edhe me fëmijë te prekur psiko-emocionalisht dhe në forma mjaft serioze nga lojëra shoqërore online drejt te cilave i ka çuar kureshtja, tendenca për te sfiduar bashkëmoshatarë në ‘gara’ te rrezikshme, por edhe te tille te cilët janë kyçur ne valle rreziku si pasoje e imponimit nga ana e vet bashkëmoshatareve. Dhe ajo qe kërkon theksim te veçantë  është se ne pothuajse te gjitha rastet përveç qe dominon meraku, frika, shqetësimi, ankthi e deri tek paranoja, tek te dyja palët prind-fëmijë, tek fëmija  ne fillim trajtimi dominon mos dëshira absolute për tu shprehur  nga frika se, siç shprehen vet ata kjo është rregull dhe, citoj: ‘po te thyhet rregulli, diçka e tmerrshme mund te ndodhe’!(duke u frikësuar kështu për familjaret te cilët mund ta pësojnë dhe duke dashur kështu t’i mbrojnë ata zgjedhin te sakrifikojnë vetveten)”.

Një bisede , mbështetja, përkrahja, dhënia e  sigurisë dhe udhëzimi adekuat gjithashtu drejton kah zgjidhja e problemit e c ‘është me e rëndësishmja, kështu shpëtojmë jetë njerëzish, deklaron Kurt.

Thuhet se : ‘Kur shpirti vuan, dhimbja nuk zhduket por intensifikohet’-prandaj nëse rastet potenciale nuk flasin, duhet ne ti identifikojmë. Vëzhgojini fëmijët tuaj, identifikoni ndryshimet e tyre ne sjellje, tregohuni dëgjues dhe përkrahës si dhe bashkudhëtar drejt zgjidhjes. Kjo dukuri mund te përkasin këdo. Interneti është i prekshëm për te gjithë prandaj duhet te jemi mbikëqyrës e kontrollues te asaj se çfarë faqesh dhe çfarë përmbajtjesh ndjekin fëmijët online.

Duhet qe ne forme te vazhdueshme te paralajmërohen për rreziqet qe iu kanosen varësisht nga përmbajtjet te cilat përcjellin ne internet.

Këtë e potencon çdo koleg i profesionit tim shton ajo,  që të vëzhgohen herë pas here modelet dixhitale te cilët ndjekin fëmijët neper rrjete sociale sepse  fëmijët janë ata te cilët me kollaj i joshin cyber-organizimet me përmbajtje dhe pasoja te rrezikshme. Te gjithë se bashku duhet te rrisim nivelin e ndërgjegjësimit jo vetëm ne data te caktuara si 10 shtatori  apo 10 tetori sepse rrezikshmërinë nga lojërat e sfidat online dhe për pasojat te cilat ato mbartin ne vete nuk duhet ndaluar se foluri.

Reagimi ne kohe është nje hap përpara drejt zgjidhjes. Një prind identifikues i zoti i asaj çfarë fëmijët përcjellin me sjelljen e tyre është njëkohësisht edhe konkludues qe diçka nuk shkon siç duhet.

Çdo tërheqje e fëmijës ne vetvete, ndrydhje, plogështi, trishtim, çrregullim ne sjellje te pashfaqura me përpara, humbja e  interesimit për aktivitete te cilat aplikonin rregullisht, çrregullimi i gjumit, ngarkesa psiqike me ndjenja faji, nënvlerësim , turp, shfaqje impulsiviteti, abuzim me substanca te ndryshme-janë një sere identifikuesish. Prandaj- le te reagojmë me kohe.

Rrugëzgjidhja ekziston , duhet vetëm ta ndjekim atë dhe te shpëtojmë sa me shume jete, te gjithë!- deklaroi Psikologja Klinike ne fund te kësaj interviste për Ul-Info.

Intervistoi: Arjona Resulani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare
New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Nju Jork, pjesëmarrjen në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një sërë

Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”
Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”

Menjëherë pas normalizimit të Portalit të Prokurimit Publik, Komuna e Ulqinit shpalli tender për asfaltimin e rrugëve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale. Siç thuhet në ftesë, vlera totale e këtyre

Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE
Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE

Të gjithë i kujtojmë vitet e fëmijërisë dhe ndër kujtimet që nuk i harrojmë asnjëherë janë lojërat me shokët e shoqet dhe aventurat e bukura të asaj moshe. Sot fëmijët tanë përballen me një përvojë tërësisht

Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM
Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Në hotelin Otrant, me inicjativë të Organizatës Turistike të Ulqinit, është organizuar takimi ndërmjetafaristëveturistik të qytetit, udhëheqësisë së Komunës, dhe ndërmarrjes sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale”.

TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË
TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË

Të shtunën me datë 24.09.2022 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Hadzici friends” në sportin e Taekwondo-së për të dy disciplinat, Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet i Taekwodo-së mblodhi