Investimet: ROJAL GRUPI KTHEHET KAH ULQINI?

Ada Bojana, Ada e BunesMbasi që dështoi tentativa për të blerë “Kraljicina plaza”, duket sikur Rojal grupi i është kthyer Ulqinit. Përfaqësuesit e kësaj kompanie të fuqishme javën e kaluar vizituan ishullin Ada, në grykëderdhjen e Bunës në det, të cilin e menaxhon NHP “Riviera e Ulqinit”, mëson Portali Ul-info.

Është planifikuar që kjo kompani, me kapital shumicë shtetëror, të privatizohet këtë vit.

Pushteti malazez po bënë çdo gjë që të tërheqë Rojal grupin të investojë në Mal të Zi. Për këtë arsye dje në Emirate qëndroi kryeministri Millo Gjukanoviq ku foli me drejtuesit e këtij vendi.

Një ditë më herët në vizitë në Emirate ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi