IPA 3: Publikohet Thirrja e parë në kuadër të programit Mali i Zi-Shqipëri 2021-2027

Thirrja e parë për dorëzimin e propozimeve të projekteve në kuadër të IPA III Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027 është publikuar të marten.

Afati i fundit për dorëzimin e përmbledhjeve të projekteve është 31 tetori i vitit 2025.

Thirrja është e hapur për autoritetet në të gjitha nivelet dhe institucionet me përgjegjësi në mbrojtjen e mjedisit, turizëm dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore, qeveritë vendore dhe institucionet e tyre, organizatat/agjencitë e zhvillimit, organizatat (përfshirë OSHC-të) për mbrojtjen e natyrës dhe ndryshimet klimatike, organet publike përgjegjëse për shërbimet e mbrojtjes nga zjarri/përmbytjet/emergjencat, institucionet arsimore të të gjitha niveleve, entet arsimore dhe qendrat e formimit profesional, organizatat kombëtare dhe lokale të turizmit, dhomat e tregtisë, dhomat e zejtarisë dhe shoqatat e biznesit, klasterat, kooperativat, shoqatat e fermerëve, institucionet për mbrojtjen e natyrës/mjedisit, institucionet në fushën e trashëgimisë kulturore, OSHC-të aktive në fushat përkatëse, kompanitë e biznesit dhe organizatat e tjera të përfshira në arsim, ofruesit e licencuar të arsimit të të rinjve dhe të rriturve, si dhe organizatat rinore.

Brenda kësaj thirrjeje, do të mbështeten projekte me vlerë deri në 600,000 euro, të cilat synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimin dhe menaxhimin e riskut, si dhe projekte deri në 750,000 euro që synojnë përmirësimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Kohëzgjatja e projekteve është e kufizuar në 30 muaj, ndërsa buxheti total i kësaj thirrjeje është 7.4 milionë euro.

Zona e programit në Mal të Zi përfshin këto komuna: Andrijevicë, Tivarë, Berane, Budva, Cetinë, Danilovgrad, Guci, Kollashin, Petnicë, Plavë, Podgoricë, Rozhajë, Tuz, Ulqin dhe Zetë. Në Shqipëri, zona e programit përfshinkëto bashki: Shkodrë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Tropojë.

Të gjitha informacionet në lidhje me Thirrjen e Parë janë të disponueshme këtu.

Programi i bashkëpunimit ndërkufitar IPA III Mali i Zi – Shqipëria 2021-2027 financohet nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi