IPA Mali i Zi – Shqipëri: MBAHEN PUNËTORITË NË PODGORICË DHE SHKODËR

DSC_0516Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT), në bashkëpunim me Strukturat Operative, Zyrën për Integrimin Evropian të Malit të Zi dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ka organizuar dy punëtori – Klinikat e projekteve për aplikues potencialë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.

Punëtoritë janë mbajtur në Podgoricë (Mali i Zi) me 10 Korrik 2018 dhe në Shkodër (Shqipëri) me 12 Korrik 2018. Gjithësejt, në këto puntori morën pjesë aktive 46 përfaqësues të autoriteteve/institucioneve kombëtare dhe lokale, institucioneve arsimore dhe shoqërisë civile nga zona e programit.

Qëllimi i punëtorive ishte të përmirësojë kapacitetet e aplikuesve potencialë, sidomos të atyre që nuk ishin të sukseshëm në kuadër të thirrjes së parë për projekt-propozime në Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, lidhur me procesin e përgatitjes së projekt-propozimeve përmes prezantimeve, diskutimeve dhe këshillimit mbi qasjen e drejtë të plotësimit të përshkrimit të projektit, formës së kornizës logjike dhe formularit të aplikimit, duke përfshirë edhe buxhetin.

Më teper informacion, vizitoni faqen e internetiti të Sekretariatit të Përbashkët Teknik:

https://www.cbc-mne-alb.org/sq/klinikat-e-projekteve-per-aplikues-potenciale-ne-kuader-te-programit-te-bashkepunimit-nderkufitar-ipa-mali-zi-shqiperi-te-mbajtura-ne-podgorice-dhe-shkoder/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”