Në Thirrjen e Dytë për dërgimin e projekt-propozime në kuadër të Programit IPA të bashkëpunit ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë 2014-2020, përfituesit potencialë mund të aplikojnë me projekte në kuadër të prioriteteve tematike të lidhura me punësimin, mobilitetin e punës dhe përfshirjen sociale dhe kulturore përgjatë kufirit, si dhe me promovimin e turizmit , trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Sesionet informuese, të cilat organizohen me rastin e publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projet-propozime në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë 2014-2020, do të mbahen sipas orarit në vijim:
- Kosovë:
- Gjakovë, 26 shkrut 2019;
- Pejë, 27 shkurt 2019;
- Mal i Zi:
- Kolashin, 28 shkurt 2019;
- Ulqin, 1 mars 2019.
Më shumë informacione lidhur me sesionet informuese mund të gjeni në faqen e internetit: https://cbc-mne-kos.org/sq/publikohet-njoftimi-mbi-sesionet-informuese/.
Poashtu, Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programeve IPA BNK Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë, ka publikuar edicionin e tretë të buletinit Përmirësimi i bashkpunimit, i cili përmbanë të dhëna mbi aktivitet e zbatuar në kuadër të këtyre dy programeve. Edicionin e tretë të buletinit mund ta shkarkoni këtu.