Të premten, me 1 mars, në Ulqin do të mbahet Sesioni Informativ me rastin e shpalljes së Thirrjes së Dytë për dorëzimin e projekt propozimeve në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014 -2020.
Në Thirrjen e Dytë, e cila është e hapur deri me 15 prill, shfrytëzuesit potencial mund të aplikojnë me projekte në kuadër të prioriteteve tematike që kanë të bëjnë me punësimin, lëvizshmërinë e fuqisë punëtore dhe përfshirjen sociale dhe kulturore nga të dy anët e kufirit, si dhe promovimin e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore.
Sesioni informativ do të mbahet në hotelin “The Long Beach” (ish hoteli “Olympic”), me fillim në ora 11.