Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë) ju fton të merrni pjesë në trajnimin treditorë mbi ciklin e menaxhimit të projekteve në kuadër të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020.
Trajnim për aplikues potencial nga Mali i Zi do të mbahet në periudhën 16 – 18 tetor të vitit 2019 në Ulqin. Qëllimi i trajnimit është të zhvillojë kapacitetet e aplikuesve potencial lidhur me përgatitjen e projekt propozimeve. Në përputhje me objektivat, gjatë trajnimit do të paraqiten parimet e përgjithshme në lidhje me përgatitjen e projekt propozimeve.
Klikoni këtu për më shumë informacione mbi trajnimin dhe mbi regjistrimin.