IPP ” Solidariteti” për të katërtën herë realizon programin “Familja e kujdesshme” për prindërit e fëmijëve te moshës prej 2 deri 9 vjec. Programi i dedikohet prinderve/prindërve kujdestar te cilet deshirojnë te permirsojn kvalitetin e mardhenijeve me fëmijët por edhe te zgjedhin ndonje sfidë konkrete/ problem kur është ne pyetje prindësia.
Programi eshte pa pages dhe do te realizohet permes 12 oreve, nje here ne javë, te merkureve, ne zgjatje prej 2 oreve. Vendi i mbajtjes eshte hapsira e kopshtit tone.
Udhëheqëset e programit janë facilitatoret Andrijana Bojanoviq dhe Elmadije Maraj.
Ftojmë te gjithë prindërit e interesuar, e thirje te vecant i bejme baballarëve, qe te lajmërohen per pjesmarrje ne program deri me 29.02.2924.
Ne fletparaqitje duhet te shenohen te dhenat si ne vijim: emri dhe mbiemri i prindit, mosha e femijës, kontakt telefoni. Mund te paraqiteni tek edukatoret dhe ne drejtori.
Numri i vijuesve eshte i kufizuar.
Programi “Familja e kujdesshme per fëmijët e vegjël” eshte i njohur edhe si Prinderimi per shëndetin gjate gjithe jetes per fëmijët e vegjël i krijuar si rezultat i bashkpunimit te Universitetit te Oksfordit, Kejptaun dhe Bangor dhe Palaçove pa kufi nga Afrika Jugore me mbështetjen e organizates Botërore shëndetsore dhe UNICEF- it.
Programi deri me tani eshte zbatuar ne disa vende te botes dhe ne Mal te Zi zbatohet me perkrahjen e UNICEF-it dhe Bashkimit Evropian prej vitit 2018.









