Me qëllim të përmirësimit të kushteve të qëndrimit, lojës, përvetësimit të njohurive, zhvillimit të aftësive të fëmijëve në IPP „Solidariteti“, si dhe përmirësimin e kushteve të punës së stafit mësimdhënës, Erste banka SHA Podgoricë, shprehu gatishmërinë e saj për të dhuruar blerjen dhe distribuimin e lodrave dhe materijalit didaktik.
Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e arsimit është kryer procedura e përzgjedhjes dhe përcjelljes së listës për blerjen e lodrave dhe materialit didaktik të dhuruar furnizuesve – MB DHE SOVA kids.,nga MB në vlerën 1,515.10 eura SOVA Kids në vlerën 1,757.00 eura gjithsejt 3,272.10eura.
Në emër të fëmijëve, stafit mësimdhënës, prindërve, stafit në tërësi dhe në emrin e saj-drejtoresha e IPP „Solidariteti“ znj. Elmadije Maraj falenderon sinqerisht donatorët e Erste bankes në realizimin e donacionit, posaçërisht z. Aleksa Lukiq-kryetarin e Bordit të drejtorave të Erste Bankës, znj. Dragana Crvenica- drejtoreshën e shërbimit për komunikim, z. Fahret Mavriq–drejtorin e filijalës në Ulqin si dhe bashkëpunëtoret e saja znj. Tonkën Markiq dhe znj. Olga Klikovac.