Në Gjykatën themelore në Ulqin më 29 shtator është caktuar gjykimi sipas padisë të cilën “Iniciativa qytetare” nga Tuzi e ka ngritur kundër Forcës së re demokratike.
Nga IQ pohojnë se Forca nuk ka respektuar marrëveshjen parazgjedhore të koalicionit në pjesën e cila ka të bëjë me mjetet për fushatën zgjedhore.
Në këtë grupim politik theksojnë se që para 10 muajve duhej të merrnin mandatin në Kuvendin e Malit të Zi.
IQ-në në këtë kontest e përfaqëson avokati nga Podgorica Dragan Shoq.