Ish ministri për betonizimin e bregdetit: KRIM I BËRË NË EMËR TË TURIZMIT

Ivo ArmenkoIsh ministri i turizmit në Mal të Zi Ivo Armenko ka thënë se “turizmi nuk është fajtor për krimin e bërë ndaj hapësirës”.

“Këtë gjë nuk e ka bërë turizmi. Hapësira dhe cilësia e tij, si dhe ambienti i përgjithshëm natyror, janë pjesë përbërëse e prodhimit të përgjithshëm turistik. Krimi është bërë në emër të turizmit dhe me pretekstin e zhvillimit turistik, e për interes të grupeve të veçanta, të cilët nuk janë pjesë e turizmit dhe nuk jetojnë nga turizmi”, vlerësoi Armenko në bisedë për “Pobjeda”.

Për fat të keq, tha ai, me ndërtimin pamasë dhe me shpenzimin  hapësirës turizmi humbi shumë. Këtë më së miri e tregon interesi i treguar i investitorëve për ndërtimin e hoteleve në disa vitet e fundit. “Fakti që në Planin hapësinor për zonën bregdetare është theksuar pjesëmarrja e ndërtimit të kombinuar është treguesi më i mirë se do të ketë gjithnjë e më pak mundësi për zhvillimin e Malit të Zi si destinacion elitar turistik”, shtoi Armenko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi