Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë priti në takim Znj. Atifete Jahjaga, ish Presidente e Republikës së Kosovës. Kryetari Nimanbegu e falenderoi Znj.Jahjaga për vizitën në Ulqin dhe e cilësoi takimin si mjaft të sukseshëm. Ai e informoi për qytetin, zhvillimin e tij dhe për rrjedhën e sezonit turistik.
Nga ana tjetër Znj. Atifete Jahjaga shprehu falenderim për pritjen dhe përgëzoi stafin udhëheqës të Ulqinit. Në vazhdim ajo shpalosi strategjinë dhe planin e punës të ,,Fondacionit Jahjaga, i cili synon përfshirjen sociale dhe mbeshtjetjen e grupeve të margjinalizuara, si kusht për ndertimin e paqes në rajon.
Poashtu ajo e përgëzoi Nimanbegun për përkrahjen e manifestimit të madh që do bëhet në fillim të Shtatorit në Ulqin nën organizimin e Emina Çunmulaj. Më kënaqësi do marr pjesë dhe do jem e gatshme në bashkëpunime të cilat janë në të mirë të popullit tonë dhe Ulqinit në përgjithësi, theksoi znj. Jahjaga.