Ismet Karamanaga: KAPEDANI LEGJENDAR ULQINAK SHAQIR PEKU

Shaqiri 1Nuk jeton më. Ka kohë që ka ndërruar jetë, por kujtimet ende kanë mbetur në këtë personalitet kaqë të njohur nga Rana e jonë. Ka lindur në shkumbën e ditit në Ranë në vitin 1941 kurse në vitin 2008 ka ndërruar jetë.
Ka qenë unik, i rallë i papërsërithshëm. Për çdo ditë ka dalë në Ranë ku është takuar me Bajuk DEMËN, Asllan BASHËN, Xhaudet ABAZIN, Filo LESKOVCIN dhe Rrebo TIVARIN. Këta kanë qenë “myshteritë e tij”.
Shaqiri ka pasur një humor të pashterrshëm, për vete, por edhe për të gjithë ata me të cilët ka kaluar një kohë të gjatë në kafenetë në Ranë, tek Fredi, Jenuzi dhe Bakulla. Humori i tij me të vërtetë ka qenë i pashterrshëm.

Shpeshherë, kur ndonjë i huaj e ka dëgjuar dhe ja ka përmendur mbiemrin PEKU, Shaqiri menjë herë e ka pasur përgjigjen gati: “Jemi një fis me Gregori PEKUN”, aktorin e madh Amerikan. Asgjë nuk ka mundur ta befasojë.
Humorin e ka pasur të lindur, por edhe mençurinë dhe urtësinë. Ka pasur një inteligjencë të rallë natyrore. Shaqir PEKU ka lënë gjurmë të pashlyera në qytetin tonë të bukur, si një personalitet i famshëm, por edhe si detar dhe Kapedan me nam. Vështirë të paramendosh se nuk jeton më. Në ranë ka mbetur vetëm Rreboja, i cili për çdo ditë pi kafen në kafenenë “Timoni”, kurse Fili nuk ulet verës në Ranë, rri ke “Detja”.

Xhodeti, Shaqiri, Asllani dhe Bajuku kanë ndrrëruar jetë, kështu që edhe nuk ka më humor në Ranë. Shaqir PEKU ka lënë një zbrazëti të madhe në qytetin tonë. Askush nuk e harron dhe shpesh e përmendin, në veçanti ata më të cilët nganjëher ka luajtur “jam”, pavarësisht se tashmë, të gjithë “Ranacakët” janë të angazhuar me sezonit turistik dhe me mysafirët të ciët na kanë mbushur shtëpitë dhe plazhet tona.
Mendoj se është mirë për të gjithë ata që e kanë njohur Kapedan Shaqir PEKUN, por edhe për të gjithë ata të cilët e kanë njohur kapedan Shaqir Pekun, por edhe për të gjithë ata që e kanë njohur si figur apo kanë degjuar për te, të njihen edhe më mirë me këtë figur markante të qytetit tonë. Kapedan Shaqir PEKU ka qenë i pashëm, i mirë dhe i sjellshëm, me të vërtetë një njëri të cilit ia kemi borxhë një shkrim, një kujtim në te.
Shaqiri 2Pa dyshim unë ia kam borxh, pasi që edhe mua nganjëherë nuk më ka lënë “rehat”, me fjalë të cilat nuk i harroj kurë. Në çdo tubim, dasëm apo mledhje, gjithmonë e ka pasur shprehjen për mua dhe për bashkëshrten time Vahiden, shprehje që i ka dalë nga zemra e madhe dhe pastër e tij “Qe po vjen “najptmeniji par”.
Dua të nënvizoj në veçanti një tubim në hotelin “ LIDO”, në një mbrëmje kushtuar kapedanëve Ulqinak, Shaqiri ka mbajtur një bisedë të “fort”, ashtu siç i ka takur ta ketë një ndër kapedanët më të mirë që i kemi pasur në në Ulqin.
Personalitete dhe figura markante të famshme të qytetit tonë, të cilët kanë jetuar dhe kanë dhënë një kontribut të madh për ngritjen e famës së qytetit tonë të bukur, duhet ti nxjerrim nga harresa, bile nuk guxojmë ti harrojmë sepse, ua kemi borxh, për gjeneratat të cilat do të vijnë pas nesh.

Gjithmonë do të ketë hulumtues e trashëgimisë sonë, në veçanti të asaj të detarisë, ku pa dyshim Kapedan Shaqir PEKU është në majen e kësaj piramide.
Është për të çuditur se sa shum interesante ka qenë jeta e tij. Ka lindur në Ranë, në një familje me shumë fëmijë, ku jam më se sigurt njëra ndër zonjat më “të rënda” të Ulqinit, znj. FIZE, ka pasur fjalën kryesore.
Shaqiri PEKU është barkur dhe përgaditur për navigim. Mirëpo, ai ka pasur talent, vullnet dhe kurajo, dhe në fund edhe dije, të bëhet Kapedani i parë Ulqinak, i cili ka qenë komandat i një “tankeri” gjigant tejoqeanik. Kapedan Shaqiri ka lundruar nëpër tër detet dhe oqeanet e botës. Si gjemxhi, si kapedan ka lundruar një kohë të gjatë me anije të ndryshme, me përjashtim kur është dashur të vinte në shtëpi.
Si të gjithë detarët, ka pasur mall të madh për Ulqinin, familjen, shokët e tij të fëmijërisë dhe rinisë, por në veçanti, për znj. LUMI të cilën e ka përmendur kudo që ka ndenjur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…