Tenisti pesëmbëdhjetë vjeçar nga Ulqini Rrezart Cungu është fitues i ITF Podgorica open, turne i organizuar nga TK “Eminent”.
Ai në finale fitoj moshatarin nga Greqia Kristos Antonopoulos me rezultatin 2:1 (6:3,3:6,7:5).
Suksesi fiton në rëndësi kur dihet se dje, në konkurrencë të dubleve, së bashku me rivalin e përmendur, fitoi ndaj çiftit çek Ondrej Ctverak dhe Daniel Velek me 2:0 (6:4, 6:1), në turneun në të cilin marrin pjesë garuesit deri në 18 vjeç.