J.Abazi: SKENOGRAFITË TONA I KANË GJUAJTUR NË KONTEJNER!?

Jenuz AbaziNjëri nga skenaristët e koreodramës Kalendari dhe dramës Servantes dhe Dulcinea, Jenuz Abazi njofton në faqen e vetë në FB se skenografia e këtyre projekteve, nga udhëheqësia e Qendrës për kulturë, pa asnjë informatë, u hodhën në mbeturina.

„Me një akt të tillë na ndalohet çdo veprim tjetër në procesin e ngjalljes së jetës kulturore. Pyes veten, por edhe juve, a është reale se kjo mund të ndodhë?!“, shkruan ai.

Abazi njëkohësisht kërkojë përgjigje nga organet kompetente: nëse e dimë se të gjitha pjesët e skenografive tona janë shfrytëzuar për projekte tjera të ndryshme jashtë projekteve tona, andaj PSE TI GJUANI?!

Ai në fund shtoi se shpreson që udhëheqësit e organeve kompetente të vetëdijesohen dhe të punojnë në ecjen para, e jo prapa, të jetës kulturore në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi