Ja dhe konfirmimi zyrtar: UDHËHEQËSIT E PD-së LËSHUAN TAKIMIN TE CUNGU

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka organizuar të martën një takim konsultativ me të gjithë subjektet politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Ulqinit për të diskutuar lidhur me punen e qeverisjes lokale në komunën e Ulqinit. Në këtë takim ishin të pranishem përfaqësues të Partisë Demokratike, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Partisë Demokratike Socialiste, Lëvizjes Perspektiva, Partisë Social Demokrate, Partisë së Prosperitetit Demokratik si dhe përfaqësuesi i Partisë Popullore Socialiste.

Kryetari Cungu u shpreh se qellimi i këtijë takimi është për të diskutuar lidhur me normalizimin e punës së Kuvendin Komunal të Ulqinit, që do të ndikoj në fuqizimin e veprimtarisë dhe funksionimit të organeve të qeverisjes lokale në komunen tonë. Komuna e Ulqinit gjendet para disa akteve shumë të rëndësishme për sanimin e gjendjes së saj aktuale financiare siç është plani i sanimit, sigurimi i mjeteve kreditore, rebalansi i buxhetit e të tjerë, mirpo gjendet edhe para disa aktiviteteve intenzive për pregaditjen e investimeve kapitale në rrafshin infrastrukturor siç është sigurimi i mjeteve nga KFW banka për ndërtimin e sistemit të ujësjellsit dhe kanalizimit me vlerë mbi 20milion euro e kështu me rradhë, aktivitete këto pa të cilat Komuna e Ulqinit nuk mund të siguroj një zhvillim dhe prosperitet të qendrueshem.  Nisur nga ky fakt, në interes të qytetit dhe qytetarëve tanë, shpresoj që nga ky takim të dalim me një qendrim të përbashkët në mbështetjen konsensuale të këtyre aktiviteve duke hapur kështu një perspektivë të re për qytetin tonë u shpreh z. Cungu.

Kryetari i Partisë Demokratike z.Fatmir Gjeka përshendeti një iniciativë të tillë por në këto momente nuk shprehi gadishmerinë e tijë për të diskutuar lidhur me këto çështje dhe bashkë me Kretarin e Kuvendit z. Milazim Mustafa dhe Nënkryetarin e Komunës z.Met Gjoni u larguan nga takimi.

Të pranishmit të tjerë në këtë takim u shprehen të gatshem për të marrë pjësë në çdo kuvend, qoft ai edhe i jashtzakonshem, duke deklaruar kështu se ata do të mbështesin të gjitha propozimet e parashtruara të cilat do të ndikojnë në sanimin e gjendjes aktuale si dhe vendimet të tjera të cilat do të hapin një rrugë të re në zhvillimin e qytetit të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari
Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë më vonë disa

Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN
Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN

Veç edhe 3 dite 499 euro Ti merr gjithëçka brenda dhome. +382 69 154 180 Hotel Mediteran – Ulqin 

Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION
Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION

Sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financanë Komunën e Ulqinit Arian Murati deklaroi se “vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave buxhetore”. “Xhirollogaria e komunës

Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE

    Fillimi i një biznesi të ri kërkon një përgatitje të konsiderueshme. Aty ku tregu po has probleme, startup-et janë të parët që mund të sjellin zgjidhje të shpejta. Dhe zgjidhjet janë ide