„Edhe pse të ardhurat janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme, pagat për të punësuarit në Parking servis nuk vonojnë“, tha drejtori i kësaj ndërmarrje Aleksandar Jacoviq.
Ai për „Vijesti“ tha se janë mbuluar shpenzimet për mars, si dhe që do të paguajë pagat edhe për muajin prill fal punës së mirë në periudhën paraprake.
Jacoviq tha se është i bindur në përkrahjen e Qeverisë së Malit të Zi, sa i përket lirimit nga pagesa e tatimeve dhe kontributeve për të punësuarit për periudhën e zgjatjes së masave, si dhe zvogëlimit të TVSH-së për shërbimet e parkingut nga 21 në shtatë për qind.