Lideri i Partisë qendrore shqiptare për integrime Dr. Isat Jakupi deklaroi se të hënën në Podgoricë bisedoi me drejtorin politik të PDS-së Tarzan Millosheviqin.
“Kishim bisedë të frytshme dhe konstruktive, në baza partnerike, për situatën aktuale politike në Mal të Zi dhe Ulqin”, deklaroi Jakupi.
Sipas fjalëve të tija, u arrit shkallë e lartë e pajtimit të mendimeve se për shkak të lëshimit të pushtetit lokal erdhi deri tek ndërtimi i pakontrolluar në komunë të Ulqinit.
“Ato nuk kanë sjellë shpejt dhe në kohë planet urbanistike dhe kanë mundësuar që qytetarët dhe investitorët pa pengesë dhe në procedurë ligjore të realizojnë projektet e veta”, tha Dr. Jakupi duke theksuar se së shpejti priten bisedimet me zyrtarët më të lartë të PDS-së.