Drejtori ekzekutiv i Shoqërisë ekologjike “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq thotë se në fund të Port Milenës ekziston së paku një metër të shtresës toksike i cili ka mbyt dhe vazhdon të mbysë botën bimore dhe shtazore. “Aty është kanalizim i hapur”, pohon ai.
Përndryshe, në një tubim i cili para dhjetë viteve u mbajt në komunë të Ulqinit këtij doajeni të ekologjisë ulqinake iu porozja që të digjet në urë, siç e bëri Jan Palah, Çeku i ri i cili ndërmori një akt të ngjashëm para 47 viteve në Prag kur tanket ruse hynë në vendin e tij dhe shuan ”pranverën e Pragës”.
Siç u arsyetua, Hoxhiq vetëm në këtë mënyrë mund të tërheq vëmendjen në pasojat e rrezikshme ndaj Port Milenës.
Por, drejtuesi i “Hapit të gjelbër” nuk e dëgjoi këtë propozim. Akoma, me 73 vitet e tija, është për fat të mirë gjallë dhe shëndosh, dhe në mënyrë të palodhur flet për Port Milenë, simbolin e Ulqinit i cili është bërë problem i madh.