Shkrimtari dhe gazetari i njohur çek, doktor i shkencave juridike dhe filozofike Jozef Jan Svatek ka shkruar në vitin 1913 që në tërë Adriatikun nuk ka larje kaq të këndshme në det si në Plazhin e vogël.
“Uji është gjithmonë i kristaltë, i pandotur, nuk ka anije të shumta dhe goditje të fuqishme të valëve – të gjithë valët e fuqishme këtu qetësohen duke iu falënderuar pozitës së gjirit, kështu që valët e fuqishme nuk mbërrijnë deri tek rëra shëruese”.
Fundi i detit është si prej kadifes. Është i mëndafshtë, por edhe i pastër, pa guaca dhe gaforre të neveritshme, pa barë dhe bimë tjera detare – shkurt, këtu uji, rëra dhe shtrati i detit janë ideal, bashkë me këtë shkon edhe rrethina jashtëzakonisht romantike, e meqë Kalaja është aty, përball, po shtojmë edhe rrethinën e bujshme, pastaj ka shumë pisha dhe vreshta – kështu që në këtë aspekt njeriu nuk mund të dëshirojë vend më të bukur”, vlerësoi Çeku i njohur duke shprehur bindjen se nuk do të kalojë shumë kohë kur Ulqini do të bëhet një nga vendet më të bukura dhe më romantike të Adriatikut.