Janjusheviq: KRIPORJA NË SHKURT BËHET ZONË E MBROJTUR

Jovana JanjusevicKriporja e Ulqinit duhet të shpallet zonë e mbrojtur deri në fund të shkurtit, deklaroi drejtorja ekzekutive e Qendrës për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve (CZIP) Jovana Janjusheviq, duke theksuar se atëherë fillon punë e vërtet dhe serioze.

Bashkimi Evropian (BE) publikoi pak më parë Pozitën e Përbashkët Negociuese ku theksoi se pa mbrojtje adekuate të Kripores, Mali i Zi nuk mund të llogarisë në mbyllje të përkohshme të kapitullit 27.

Janjusheviq për agjencinë MINA tha se kjo është shkalla më e lartë e përkrahjes së sektorit civil nga ana e BE-së kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit.

“Deri tani në negociata asnjë vend nuk kishte një lokalitet i cili u vendos si kusht për mbylljen e negociatave që flet para së gjithash për rëndësinë e Kripores së Ulqinit nga aspekti i mbrojtjes së natyrës por edhe për specifikat të cilat ajo i mbart si problem kompleks për tërë Evropën”, tha Janjusheviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi