Seanema Film Festival përmes kinoaktivizmit, idesë thelbësore mbi të cilën është themeluar, sjell në atlasin kulturor të Malit të Zi, një bashkim unik të filmit dhe aktivizmit shoqëror. Një festival i tillë filmi në Ulqin, përmes autenticitetit të vetë konceptit të multikulturalizmit, i cili reflekton (dhe ekzaminon) shpirtin e vendit, prodhon forma të reja prezantimi dhe veprimi artistik, mes të cilave në boshtin teorik mund t`a përkufizojmë përmes termit festival me fuqi mikrofizike (Foucault).
Seanema nuk është thjesht një festival në kohën e hiper festivalizimit të kulturës, thënë në kontekstin në të cilin kur nuk bëjmë dot asgjë tjetër të rëndësishme apo me vlerë, organizojmë një festival. Seanema fuqinë e gjeneron nga rrethana ku publikut, dmth. qytetarëve, e mes tyre veçanërisht të rinjve, nuk ju ofrohet mundësia për të qenë një komunitet i cili përmes artit bashkëkohor ndërton identitetin e vet. Identiteti është tema qendrore e edicionit të katërt të festivalit, që do të thotë se organizatorët dhe producentët nuk janë dorëzuar, edhe pse festivali është ende një projekt në zhvillim duke marrë parasysh linjat zyrtare të mbështetjes nga adresa të ndryshme, të cilat në këtë mënyre do të kishin rastin për të përcaktuar politikat e zhvillimit kulturor. Sigurisht, me kushtin që fillimisht i kanë të përkufizuara këto politika. Këtu është e rëndësishme të theksohet idea dhe arsyet për (mirë) mbajtjen e festivalit, sepse Seanema nuk do të jetë shembulli i vetëm i dijes së shtuar ose, më saktë, i rrethanave ku një qytet me anë të filmit dhe artit, përmes një festivali shndërrohet në pre e politikës kulturore; një vend i cili falë artit krijon identitetin e tij bashkëkohor, me potencialin për të qenë një vendtakim, ose thënë në mënyrë akoma më bashkëkohore, një destinacion i dëshiruar për disa autorë të rëndësishëm që kanë diçka për të thënë. Lidhur me konceptin e festivalit për këtë vit, gjejmë një thënie të përshtatshme të dalë nga pena e Stuart Hall, ku në esenë e tij “Identiteti kulturor dhe përfaqësimi me anë të filmit” shprehet: “Problemet e identitetit (etnik, nacional, racor, gjinor, seksual, emigrant, etj.) shqyrtohen intensivisht në kontekstin e rrethanave multikulturore, postkoloniale ose transnacionale. Potenciali i kinemasë margjinale njihet pikërisht në mënyrën se si prezanton nyjet e pazgjidhshme të individuales/kolektives dhe pozitave trans/nacionale të vetë kineastëve dhe “objekteve” të tyre.”
Një kinema e tillë i ofron mundësinë komunitetit për të qenë më ambicioz në kërkesat e përgjithshme për hapësira, konkretisht për hapësirat kulturore, qofshin këto edhe më baziket, siç është kinemaja. Ose akoma me më rëndësi – një art kino! Ky është, gjithashtu, një potencial i mirë për pushtet – ambicie! Seanema konsiderohet ekcesive krahasuar me stilet që dominojnë, “estradizimin” në rritje, që mbizotëron bregdetin gjatë periudhës së verës, gjë që arsyeton serish rëndësinë për ekzistencën e këtij festivali. Ai ofron një eksperiencë unike jo vetëm përmes vetë shfaqjes së filmave, por për nga tërësia e përvojave krijuese, produktive dhe edukative që ai ofron, duke u kthyer në një vend që nxit ndryshime përmbajtësore të vetë kontekstit. Kjo është e rëndësishme, sidomos në rastin e të rinjve, të cilët gjatë rritjes kuptojnë rreth botës që i rrethon duke qenë jo larg filmit. Mjafton edhe për ne, më pak të rinjtë, të cilët mund të krijojmë një listë me filma që kanë patur një rëndësi të tillë. Një listë e cila përmbledh përvojën e të kuptuarit të vlerës së artit filmik. Nga Magjistari i Ozit e deri te Amarkord, filma që tashmë i përkasin historisë së largët të filmit. Ose filmi si një trashëgimi arkivore që duhet të bëhet më i dukshëm dhe i disponueshëm për publikun. Në rastin e parë, ndoshta kemi të bëjme me filmin më amerikan të të gjitha kohërave “duke qenë se dëshmon se edhe populli i lëndinës së Kansasit mund të ëndërrojë në technikolor“ (Crimmins) ose në rastin e dytë, ku autori shprehet: “domosdoshmëria e shkëputjes nga diçka që ju përkiste, ku keni lindur dhe jetuar, e cila ju ka përcaktuar, infektuar, ku ndjesitë janë të përziera dhe si të tilla bëhen të rrezikshme. E kaluara nuk duhet të na helmojë dhe për këtë arsye ne duhet t`a zhveshim nga hijet, nyjet dhe lidhjet që ende kanë ndikim tek ne. E kaluara duhet pranuar si e tillë në mënyrë që të mund të jetojmë më ndërgjegjshëm të tashmën. Kjo shkollë e mjerë, ku injoranca dhe ndëshkimi janë elementët kryesor, ky detyrim i rëndë dhe i çmendur për t`u tufëzuar, në parada e kortezhe, në kisha, kinema, në kore, për të kënduar himne e pordhur nga goja! Pse kjo histori nuk e është lënë pas krahësh? Amarkord ka qenë menduar të ishte një lamtumirë e një periudhë adoleshence të pashërueshme që kërcënon të na mbajë përgjithmonë dhe me të cilët unë ende nuk e di se çfarë të bëj. “(Fellini)
Pra filmi, si një art i cili ka përcaktuar kohërat moderne; një art i cili mundësoi apoteozën e individualitetit. Filmi autor, i cili na rikthen në fillim, ku qellimi kryesor është edukimi dhe emancipimi, siç edhe ndodh me një novum. Një përjetim i afërt dhe i mundshëm, që ndodh pikërisht në festivalin e filmit. Dikush mund të thotë: Sot është edhe më e nevojshme! Filmi si rimarrje e lirisë! Naracion që hulumton kufijtë e identitetit – e problematizon, formëson, demistifikon, çliron ose e vërteton atë. Në trend ose jasht tij, historik ose modern, i guximshëm ose ideologjik, me buxhet të ulët ose të lartë, artistik ose dokumentuar – filmi shfaq një mori identitetesh. Ndoshta përmes përvojës së vetë takimit me filmin, një i ri apo e re nga Ulqini vendos të zhytet në botën e produksionit apo në rrymat e tjera krijuese të botës së filmit, duke e përdorur atë si një mjet për të treguar historinë e tij/saj dhe të bregdetit.
Festivalit i përshtatet prezenca më e lartë e kinematografisë malazeze në kontekstin evropian, dhe nga ky këndvështrim kinematografia malazeze ka nevojë për një festival të veçantë si Seanema Film Festival. Festivali është unik edhe për nga emri ku vërejmë transformimin e vetë fjalës kinema. Detërat e Mesdheut duhet të na lidhin më shumë. Ndërsa për ne është e rëndësishme që të udhëtojmë brigjeve të tij ose edhe në brendësi, për t`i kaluar kufijtë realë dhe imagjinarë, si edhe për të shkuar edhe më tej.