Deputetja e Malit të Zi Pozitiv Azra Jasaviq ia dërgoi kërkesën Ministrisë së punës dhe çështjeve sociale, Ministrisë së financave, si dhe Kryetarit të Komunës së Ulqinit me qëllim gjetjen e zgjidhjes sa më urgjente për problemet e 35 punëtorëve të fabrikës së tapeteve “Ultep” në Katërkollë.
Jasaviq sot vizitoi punëtorët në Katërkollë, të cilët filluan grevën për shkak të pagave të papaguara prej vitit 2001. Në bisedë me deputeten Jasaviq, punëtorët thanë se kërkojnë pagesën e pagave dhe lidhjen e eksperiencës së punës nga viti 2008, si dhe zgjidhjen e statusit të fabrikës dhe punëtorëve.
Jasaviq tha se do ti dërgoi kërkesë institucioneve që në afat sa më të shkurtë të gjejnë zgjidhje për ndihmë punëtorëve të Ultep-it, të cilët me të drejtë kërkojnë pagesën e pagave dhe kontributeve të prapambetura dhe të cilët kërkojnë edhe më tej të punojnë.