Për shkak të valës tropikale dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta, alarmi meteorologjik portokalli është në fuqi dhe në ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë, ndërsa gjatë fundjavës temperatura do të arrijë afër 40 gradë Celsius, njoftoi Enti për Meteorologji dhe Seizmologji.
Siç thuhet, vapa do të zgjasë deri më 7 korrik, kur temperaturat do të kenë rënie.
Shtohet se gjatë ditës së djeshme janë shënuar temperatura rekord për datën 29 qershor. Në Ulqin ka qenë 37.7 gradë, një temperaturë që nuk është regjistruar në këtë qytet në qershor në 70 vitet e fundit.