Në kuadrin e manifestimit tradicional „Java e arkivit 2017”, i cili mbahet në muajin nga data 08 -12 maj, SA Ulqin / Arkivi Shtetëror i Malit të Zi edhe këtë vit do të jap kontributin e vet në promovimin e arkivit dhe veprimtarisë së vet përmes ekspozitës dokumentare me titull “Vulat, faksimilet, simbolet dhe logotipet në dokumentet arkivore të SA Ulqin 1921-1961”.
Ekspozita është hartuar si përmbledhje e vulave, faksimileve, logotipeve dhe simboleve të administratës shtetërore, organeve gjyqësore, shkollave, ndërmarrjeve ekonomike dhe subjekteve të tjera juridike, nxjerr nga fondet: Kuvendi komunal, Gjykata themelore e Ulqinit, Shkollat fillore e të mesme dhe fondeve private të familjeve Hajdinaga dhe Stanoviq nga Ulqini.
Ekspozita në tërësinë e vet përmban 88 dokumente (vulat, faksimilet dhe logotipet).
Manifestimi do të hapet në Galerinë e Qendrës kulturore të enjten, me 11 maj, me fillim në ora 18, ndërsa një orë më vonë në Bibliotekën e qytetit do të evokohen kujtimet në ish punëtorin e Arkivit Anton Koçoviq – Filipaj.