Javën e ardhshme: AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË DEKORON RUZHDI USHAKUN

Ruzhdi UshakuAkademia e shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Këshillin kombëtar të Shqiptarëve, Qendrën kulturore – Ulqin, Shoqatën e artistëve dhe intelektualëve – Art club – Ulqin, Bashkimin e krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Fondacionin “Lika” organizojnë mbrëmjen solemne, me rastin e dekorimit të prof. dr. Ruzhdi Ushakut me titullin “Nderi i Akademisë” dhe “Mirënjohja e qytetit”.

Evenimenti do të mbahet në hotelin “Mediteran” në Ulqin, ditën e mërkurë, më 14 tetor, me fillim në ora 19.

Dr. Ruzhdi Ushaku lindi në Ulqin, më 1938. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës e Letërsisë Frënge dhe të Gjuhës Latine i kreu në Sarajevë, më 1964. Gjate studimeve në Sarajevë ishte një vit kryetar i Klubit te Romanistëve. Në Paris, më 1962/63, kreu shkallën e pestë të studimeve moderne frënge me ç’rast merr apsolve Diplome Superieur d`Etudes Francaises Modernes. Në vitin 1968/69 regjistrohet në studimet pasuniversitare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit ku, më 1972 magjistron me temën “Shprehjet idiomatike në tekstet bashkëkohore të gjuhës frënge në serbokroatisht”. Në të njëjtin fakultet doktoron në vitin 1979. Nga viti 1971 punoi mësimdhënës i gjuhës frënge dhe te asaj latine ne Degën e Gjuhës dhe te Letërsisë Frënge pranë Fakultetit Filozofik (tash atij të Filologjisë) Nga viti 1985 ishte profesor ordinar i këtij Fakulteti. Kryetar i departamentit të Romanistikës, kryetar i Këshillit Mësimor Shkencor te Universitetit të Prishtinës. Me 2006 u pranua anëtar-akademik aktiv ne Akademinë Evropiane te Arteve me seli ne Leuze të Belgjikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…