Në Ulqin me 5 dhe 6 gusht do të mbahet “Old timer Fest”. Në këtë tubim të shtatin me radhë do të prezantohen 35 makina të vjetra nga shtat shtete të regjionit.
Këtë manifestim, të cilin e organizon Old tajmer klub “Ulcinium”, e përkrahin Ministria e komunikacionit dhe detarisë, Ministria e punëve të brendshme dhe drejtoria e policisë, derisa financiarisht kanë ndihmuar Komuna e Ulqinit, Organizata turistike, Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare, Federata Auto-moto e Malit të Zi, si dhe një sërë sipërmarrësish nga Ulqini dhe Tivari.
Sipas fjalëve të kryetarit të klubit Dasho Draga, në Mal të Zi së shpejti do të bihet ligji për old tajmera.