Meteorologët kanë paralajmëruar që në Adriatikun jugor gjatë tërë javës së ardhshme do të jetë mot me diell.
Prej të hënës temperatura e ajrit do të jetë në rritje dhe do të sillet në tërë këtë periudhë rreth 32 gradë Celsius.
Era do të jetë e dobët deri në mesatare, kryesisht me drejtime perëndimore.
Pra, na pret moti ideal për pushim dhe larje.