Sipas parashikimit të meteorologëve, javën e ardhshme në Adriatikun jugor do të mbizotërojë mot me diell dhe nxehtë.Vranësira të përkohshme janë të mundshme kah mesi i javës, të mërkurën dhe të enjten.
Temperatura do të sillet rreth 30 gradë Celzius, ndërsa temperatura e detit po ashtu do të jetë e lartë – rreth 25 gradë.