Jehona Salaj: MALI I ZI – SHTET I RREGULLAVE ABSURDE

Me shume rregulla me te cilat perballemi cdo dite nuk eshte e thene te jemi dakord, por me disa eshte e pamundur qe te jemi, sepse thjesht mungon logjika ne te cilen do te mund te bazoheshin rregulla te tilla. Nje rregull e tille absurde me beri te shkruaj perseri ne blogun tim sot.

Para disa muajsh lexova nje artikull ne “Vijesti” ku thuhej se sipas nje raporti Malit te Zi i duheshin me shume inxhiniere dhe jo diplomate dhe menaxhere.  Gjeja e pare qe me erdhi ne mendje ishte se si mund te interesoheshin studentet per deget e inxhinierise nese ata nuk njihen fare me konceptin e inxhinierise. Si mund te interesohet dikush te beje matematike te nivelit te larte kur gjate gjithe shkollimit parauniversitar matematika i jepet ne menyren me abstrakte te mundeshme, ne formatin “memorizo keto formula”? Si mund te interesohet dikush per fizike apo kimi te nje niveli te larte nese gjate gjithe shkollimit parauniversitar gjithcka qe u eshte thene per keto lende ka qene nje liste me definicione dhe formula qe ata duhet te memorizonin pa patur as shpjegimin me te vogel se me c’pjese te jetes dhe botes reale lidhen? Dhe keto te gjitha per lende per te cilat mjafton te shohesh perreth teje kudo qe te jesh, ne klase apo ne natyre, ne mal apo prane detit,… dhe do te gjesh dhjetera e qindera shembuj. Pa dashur te hy ne temen e mesuesit plotesisht te pa motivuar apo te shkolles pa ndonje laborator, nuk mund te le pa thene se te dhenit e informacionit ne menyre abstrakte dhe sa per ta quajtur pune te mbaruar mund te jete edhe me e demshme sesa mosdhenia fare e atij informacioni. Kjo sidomos kur kujtojme sasine e informacionit te dhene ne menyre te tille.

Kur pashe se organizata e inxhiniereve te instumenteve optike (SPIE) kerkonte vullnetare ne fusha te ndryshme, une u paraqita me idene se do te mund te zhvillonim disa lojera – eksperimente ku femijet do te njiheshin me optiken si dhe do te vinin ne praktike ligjet me te thjeshta te optikes. Une do t’i zhvilloja keto ne Ulqin gjate kohesh kur do te isha me pushime atje, ndersa SPIE do te dergonte mjetet e nevojshme permes postes. Duke mos patur nje adrese timen ne Ulqin u dhashe adresen e tezes time. Paketa me materialet u dergua perms Federal Express dhe cdo gje ishte ne rregull dhe sipas planit deri ne momentin qe ajo arriti ne Podgorice. Ketu filloi te zhvillohet loja e ligjeve absurde te shtetit malazez, sjelljes se paskrupullt te postes se Malit te Zi dhe punonjesve te saj, perpjekjet per te frikesuar me kercenime absurde tezen time dhe kerkesa per nje pagese plotesisht te pakuptimte. Punonjesja e postes ka kontaktuar tezen time dhe duke u perpjekur ta frikesojne me akuza e gjyqe eshte munduar ta bindi qe ajo te lejoje hapjen e kutise. Eshte e pakonceptueshme qe ende ne Mal te Zi, per cfaredo arsyeje, shqipetareve u kujtohet se mund te shkojne ne burg. Ne kete rast gjithcka behej edhe me absurde nga fakti qe asaj i kerkohej permbajtja e sakte e kutise. Nje gje e tille eshte e pamundur te kerkohet nga marresi, sepse derguesi eshte ai qe e di se cfare ka futur ne kuti. Mundesia me e madhe eshte qe permbajtjen e kutise punonjesja e postes ta kete patur te shkruajtur para syve dhe, nga paaftesia e saj per te kuptuar disa fjale te thjeshta ne anglisht, ajo nuk e vinte re nje gje te tille. Nuk e di se cfare mendonin te zgjidhnin me hapjen e kutise, apo thjesht ishte nje perpjekje per te vjedhur me leje! Nuk e kuptoj logjiken e postes malazeze. A mos valle ata vertete mendojne se kontrollet e tyre te sigurise jane me te mira se sa ato amerikane? Mbi te gjitha, eshte e pabesueshme se injoranca e dikujt mund te shkoje deri aty saqe te dyshoje tek emra organizatash boterore sic eshte SPIE, per te cilat mund te marri informacion shume te detajuar me nje kerkim te thjesht ne Google. Por, specifikimi i permbajtjes se kutise nuk e ka kenaqur posten malazeze. Ata kane kerkuar nje pagese prej 30 eurosh per marrjen e kutise, kerkese e cila nuk ka asnje baze logjike. Nese Mali i Zi ka nje ligj te tille, atehere ai do te ishte shteti i vetem ne bote. Kjo sepse sipas koordinatores se projektit nga SPIE, organizata do te mbuloje shpenzimet e taksave (“SPIE will accept charges for duty and taxes”). Pra, pse kerkon pagese posta malazeze? Nuk e di. Nuk ia kam idene. Madje kjo pagese qe ata kerkonin ishte perafesisht shuma qe do te me duhej per te blere mjetet nese do ta pergatisja vete paketen. Ndoshta paketa per lojen ne fjale nuk do te ishte aq profesionale nese do te pergatitej vete, por rezultatet do te ishin perafesisht te njejta dhe cmimi ndoshta edhe me i ulet sesa taksa absurde e postes malazeze. Per nje moment mendova se ndoshta ekzistonte ndonje takse shtese te cilen nuk e kishte mbuluar SPIE , por pastaj u informova se edhe per nje dhurate qe kisha derguar me heret, per te cilen isha kujdesur qe personi qe merrte dhuraten te mos paguante (kisha paguar te gjitha shpenzimet), ne Mal te Zi prap i ishte kerkuar te paguante dicka.

Si mundet nje shtet i tille, nje shtet qe perdore rregulla nga me absurdet, te pretendoje futjen ne BE? Si mundet nje shtet te vjedhi haptazi shtetasit e vet, ashtu sic ben ne kete rast, apo me taksen e telefonit, apo te tjera si keto? Si mundet, se fundi, nje shtet te pretendoje te zhvillohet nese pervec qe i merr gjithcka popullit dhe nuk kujdeset fare per gjeneratat e reja (kontrolli i punes se mesuesve dhe pajisja e shkollave me laboratore duhet te behet nga shteti) ndalon edhe qe per keto gjenerata te kujdeset dikush tjeter? Ndoshta nje pakete me mjete per nje eksperiment me femijet 10-14 vjec mund te behet vete dhe nuk eshte ndonje problem te gjenden keto mjete, por me nje problem te tille shteti i absurdit e nderpret nje lidhje te pa nisur mire. Nuk besoj se ne vitet e ardheshme SPIE do te jete e hapur per bashkepunim (me mua apo dike tjeter ne Mal te Zi), nderkohe qe nese ky eksperiment do te funksiononte dhe do te gjenim femije dhe mesues te interesuar jo vetem qe mjetet e kesaj pakete do t’i jepeshin njeres nga shkollat ne Ulqin, por do te mund te vihej lidhje e drejtperdrejte mes mesuesve dhe SPIE, e cila do te dergonte paketa te tjera falas ne kuader te projekteve per nxitjen e te rinjve drejt inxhinierise dhe optikes.

(http://jehonasalaj.blogspot.fi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi