Jellushiq: PRES ÇMIME KORREKTE, MYSAFIRËT VIJNË NË FILLIM TË QERSHORIT

Predrag JelusicDrejtori i Ndërmarrjes Publike për Administrimin e të Mirave Detare Predrag Jelushiq deklaroi se nga qiramarrësit e plazheve pret çmime korrekte, sepse për shkak të tërë situatës me koronavirus ky është vit i solidaritetit.

“Plazhet janë të hapura nga e premtja. Ne kemi hartuar një set masash, qiramarrësit do të marrin udhëzimet të qarta nga Instituti për Shëndetin Publik, do të respektohet distanca fizike, higjiena më e madhe, do të matet cilësia e ujit pak më intensivisht, ndërsa analizat do të jenë më transparente për qytetarët dhe mysafirët”, tha ai për Televizionin e Malit të Zi.

Presin që mysafirët e parë do të vijnë në fillim të qershorit, kështu që beson se Mali i Zi do të jetë gati për verën 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…