Jevriq: PËR PDS (DPS) MË TË RËNDËSISHËM QYTETARËT SE PUSHTETI

Goran Jevric, Goran JevriqAnëtari i Këshillit ekzekutiv të Partisë demokratike të socialistëve Goran Jevriq tha që askush nuk duhet të mbaj përgjegjësi që kjo parti, pavarësisht se ka fituar më së shumti mandate, ka përfunduar në bankat opozitare në Ulqin. “Sukseset e partisë tonë në Ulqin në tre vite e gjysmë të fundit, të cilët pasqyrohen në rritjen e besueshmërisë për rreth 30 për qind, nuk mund të jenë arsye për zëvendësimin e askujt. Përkundrazi. Për neve në PDS është shumë më e rëndësishme që në vend të pushtetit mos të na ik përkrahja e qytetarëve të Ulqinit”, tha ai për “Vijesti”.

Sipas fjalëve të tija, PDS nuk ka asgjë kundër koalicionit të ri në Ulqin, si dhe që këto ngjarje paszgjedhore nuk do të reflektohen në koalicionin në nivel shtetëror.

“PDS-ja askujt, pra as Forcës, nuk ja ka ofruar vendin e kryetarit të Komunës. Vazhdojmë të besojmë që ai duhet të jetë kandidati prej partisë tonë”, shtoi Jevriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i