Drejtori i Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi regjional” Goran Jevriq ka deklaruar që Ulqini këtë sezon turistik nuk do të ketë problem me furnizim me ujë. Ai për TV “Pink M” tha që në bisedë me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka dhe drejtorin e Ujësjellësi lokal Fehim Avdiu është bërë plani i aktiviteteve kështu që, siç është konstatuar bashkërisht, ky do të jetë sezoni i parë në të cilën Ulqini nuk do të ketë asnjë problem me furnizim me ujë.
Sipas fjalëve të tija, kjo komunë këtë sezon nga ujësjellësi regjional ka marr më shumë ujë se vitin e kaluar.