JICA: “TË MBROJMË PLAZHIN E MADH” ULQIN

Projekti ‘’Për ndërtimin e kapaciteteve për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore përmes sistemit informativ të zjarreve pyjore të Malit të Zi (MEFFIS) dhe zgjidhjeve të bazuara në ekosistem (Eco-DRR)’’ ka realizuar me sukses sesionet edukative mjedisore me moton ‘’Të Mbrojmë Plazhin e Madh’’ duke sjellë së bashku nxënësit, mësuesit dhe ekspertët japonez në ambientet eshkollave:

-Shkolla Fillore ‘’Bedri Elezaga’’ – Katerkollë

-Shkolla e Mesme ‘’Vëllazërim Bashkim‘’ – Ulqin

-Shkolla Fillore ‘’Boshko Strugar’’ – Ulqin

-Shkolla Fillore ‘’Marshalli Tito’’ – Ulqin.

Nxënësit e shkollave përmes këtyre sesioneve u njohën mefenomenin e ndryshimeve klimatike, praktikat ekologjike, rreziqet nga fatkeqësitë natyrore, teknikat e duhura të mbjelljes si dhe situatën aktuale në Plazhin e Madh. Seancat edukative identifikuan faktorët si erozioni bregdetarë, përmbytjet, zjarret në pyje dhe shkatërrimi i habitatit si fenomenet më kërcënuese. Nxënësit kanë shqyrtuar situatën aktuale në Plazhin e Madh, si dhe hodhën ide dhe kanë prezantuar veprimet e mundshme që mund të ndërmerren për adresimin e sfidave për menaxhimin afatgjatë të kësaj zone. Mesazhet e tyre të përzemërta theksuan rëndësinë e mbrojtjes së këtij plazhi mahnitës si trashëgim për brezat e ardhshëm. Për përfshirjen aktive dhe kontributin e jashtëzakonshëm në sesionet edukative mjedisore, shkollave iu nda Çertifikatë Mirënjohjeje.

Përveç aktiviteteve me karakter ndërgjegjësues, Projekti mundësoi përfshirjen aktive të nxënësve gjatë procesit të mbjelljes së fidanëve të pishave në Plazhin e Madh, në bashkëpunim me stafin e Shkollës Fillore ‘’Marko Nuculloviq’’ Shtoj.Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit u njohën me proceduratdhe rëndësinë e përdorimit të teknikave të duhura të mbjelljes, duke fituar përvojë praktike, si dhe kuptuan rolin kryesor që luajnë pishat në ruajtjen e një ekosistemi të qendrueshëm.Përfshirja e tyre aktive tregoi angazhimin e palëkundur për të nxitur një të ardhme më të gjelbër për qytetin e Ulqinit.

Në vitin 2022 dhe 2023, Projekti ka realizuar aktivitetet e revitalizimit të pyllit të pishave në Plazhin e Madh në Ulqin. Gjatë vitit 2022 janë mbjellur 4000 fidanë pishe, ndërsa gjatë vitit 2023 janë mbjellur 2300 fidanë. Gjithsejt në kuadër të Projektitjanë mbjellur 6300 fidanë pishe, të llojeve Pinus Halepensis, Pinus Pinea dhe Pinus Pinaster.

Projekti ‘’Për ndërtimin e kapaciteteve për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore përmes sistemit informativ të zjarreve pyjore të Malit të Zi (MEFFIS) dhe zgjidhjeve të bazuara në ekosistem (Eco-DRR)’’ zbatohet nga Agjensioni japonez për bashkëpunim ndërkombëtarë (JICA)dhe Drejtoriapër mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) pranë Ministrisë së Brendshme (MB) të Malit të Zi.

Për më shumë informacion, na ndiqni në Instagram dhe Facebook (https://www.instagram.com/nffis_ecodrr_project/?img_index=1) dhe (https://www.facebook.com/WestBalkanNFFISandEcoDRRProject/).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi