Journalift, Ul-info: Ngritja teknike dhe profesionale

Pas përvjetorit të tetë të tij, Portali Ul-info prezantoi një faqe ueb modern, të lehtë për t’u përdorur dhe në dy gjuhë. Përveç këtyre, portali mundësoi edhe një identitet të ri vizual – një logo moderne por edhe aplikacionet për iOS dhe Android, të gjitha këto me mbështetjen nga Projekti “Media për të gjithë”.

“Pas këtyre ndryshimeve, mund të them se në aspektin teknologjik, jemi plotësisht në krye të botës mediatike në Malin e Zi, ashtu siç jemi edhe në aspektin profesional,” tha Mustafa Canka, kryeredaktor i portalit Ul-info.

Portali i riformatuar që kjo organizatë e promovon në rrjetet e saj sociale në gjuhën malazeze dhe shqip, siç evidenton edhe stafi i Ul-info, së bashku me aktivitetet më të fundit në kuadër të Projektit “Media për të gjithë”, do të fuqizojë lexuesit e tyre dhe do të bëjë të mundur që ata të jenë proaktivë dhe të marrin pjesë në krijimin e përmbajtjes së kësaj medie.

Dhe së fundi por jo për nga rëndësia, një nga risitë është se së bashku me kolegët e rinj do të prezantojmë edhe TV online me rezolucion 4K,” tha Canka.

Në të ardhmen, Ul-info do të fokusohet më shumë në gazetarinë mjedisore dhe në aktivitetet e organizatat e shoqërisë civile (OSHC). Në vazhdim të këtyre planeve, faqja ueb i ka dedikuar seksione të caktuara ekologjisë dhe OSHC-ve.

OSHC Ul-info, në kuadër të të cilit vepron edhe Portali Ul-info, u themelua në vitin 2013, ndërkohë që portali Ul-info në dy gjuhë u regjistrua në vitin 2017. Përveç aktiviteteve mediatike online, Ul-info ka zbatuar një sërë aktivitetesh në fushën e medias, korrupsionit, shtetit ligjor, politikave publike, qeverisjes së mirë, dhe të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare
New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Nju Jork, pjesëmarrjen në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një sërë

Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”
Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”

Menjëherë pas normalizimit të Portalit të Prokurimit Publik, Komuna e Ulqinit shpalli tender për asfaltimin e rrugëve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale. Siç thuhet në ftesë, vlera totale e këtyre

Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE
Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE

Të gjithë i kujtojmë vitet e fëmijërisë dhe ndër kujtimet që nuk i harrojmë asnjëherë janë lojërat me shokët e shoqet dhe aventurat e bukura të asaj moshe. Sot fëmijët tanë përballen me një përvojë tërësisht

Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM
Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Në hotelin Otrant, me inicjativë të Organizatës Turistike të Ulqinit, është organizuar takimi ndërmjetafaristëveturistik të qytetit, udhëheqësisë së Komunës, dhe ndërmarrjes sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale”.

TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË
TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË

Të shtunën me datë 24.09.2022 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Hadzici friends” në sportin e Taekwondo-së për të dy disciplinat, Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet i Taekwodo-së mblodhi